Gjermanët shitën softuere spiunimi në Turqi

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët e Turqisë, dhe veçanërisht ata që luftojnë regjimin e Erdoganit po përgjohen nga shërbimet sekrete të vendit me spyware(softuere spiunimi), të cilët dyshohet se i sigurojnë nga kompania gjermane FinFisher, e cila është edhe furnizuesi i këtij programi të specializuar.

Në veçanti, prokurorët gjermanë po hetojnë kompaninë bavareze e cila dyshohet se furnizon me softuer të tillë Turqinë, autoritetet e të cilës spiunojnë aktivistët e opozitës përmes telefonave të tyre, njoftuan sot mediat.

Prokurorët e Mynihut dyshojnë se FinFisher eksportoi në mënyrë të paligjshme pajisjet, njoftuan mediat.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë, të cilat janë aleatë të NATO-s, janë në pikën më të ulët të tyre.

Autoritetet gjermane janë të shqetësuar për ndikimin e Ankarasë në më shumë se 3 milion njerëz me origjinë turke që jetojnë në këtë vend.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga kompania FinFisher. Në heshtje e kanë kaluar edhe prokurorët, qeveria gjermane dhe ajo turke.

Softueri i mbikëqyrjes FinSpy thuhet se është instaluar në telefonët e aktivistëve në 2017 gjatë protestës kundër arrestimeve të  bëra nga qeveria e Presidentit Tayip Erdogan në përgjigje të tentativës për grusht shteti.

Ky program u lejonte autoriteteve të hynin në adresat, fotot dhe videot e ruajtura në telefona.

Në vitin 2018, kur u artikuluan akuzat e para në media, Ministria gjermane e Financave njoftoi se nuk kishte lëshuar një licencë të eksportit të softuerëve.

Zjarr Tv Ad