“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e bën këto ditë gjithmonë të qartë gjendjen serioze të Bashkimit Europian. Gjendja mes Coronës, tronditjes ekonomike dhe lodhjes nga Europa është dramatike. Kjo sfidë kthehet tani në detyrën e Merkelit.Në një kohë që thuhet, se Merkel dhe Europa nuk kanë qenë një marrëdhënie e lehtë. Për kancelarin e fundit të Unionit, Helmut Kohl, Europa ishte temë e zemrës nga vuajtja e përjetuar në Luftën e Dytë Botërore: Luftë dhe humbje, fillimet e bashkëpunimit europian, shndërrimi i armiqve në miq – deri tek miqësia me presidentin francez, Mitterand, sidomos në futjen e euros. Europa ishte tema kryesore e jetës politike të Kohlit. Edhe pse disa miq partisë së tij u distancuan pas grindjes nga Kohl, ai mbeti europiani i madh, si kancelari Konrad Adenauer.Vështrimi i Merkelit nga jashtë:Po Merkel? Brenda partisë thuhej, se ajo ka një qëndrim pragmatik ndaj Europës. Në gjysmën e parë të vitit 2007, kur ajo ishte vetëm më shumë se një vit kancelare Merkel e drejtoi njëherë presidencën gjermane të BE. Në fjalimin e saj të parë si kryetare e Këshillit Europian para Parlamentit Europian (17.1.2007) Merkel përmendi biografinë e saj. “Të gjithë jetën time unë e kam kaluar në Europë. Në Bashkimin Europian veçse jam e re. Pasi jam rritur në ish RDGJ. (…)Unë e njihja Bashkimin Europian vetëm nga jashtë deri në vitin e 35- të të jetës, dhe nga brenda nga viti 1990
BE: Me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...