BE ndalon vendet anëtare të lidhin kontratë për vaksinën…

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e KE, Von der Leyen, është shprehur se; vendet do të veprojnë nëpërmjet kontratës që ka lidhur BE si tërësi.

Sipas saj; e vetmja kornizë mbi të cilën po veprohet, është ajo e 27 vendeve anëtare së bashku, me kompanitë farmaceutike që ka rënë dakord BE , transmeton Reuters.

Ndër të tjera, ajo ka garantuar se Bashkimi Europian, ka në total 2.3 miliardë doza të vaksinës, të mjaftueshme për të vaksinuar gjithë popullsinë europiane.

“E vetmja kornizë në të cilën ne jemi duke negociuar është si 27. Ne e bëjmë këtë së bashku dhe asnjë shtet anëtar mbi këtë bazë ligjore detyruese nuk lejohet të negociojë paralelisht ose të ketë një kontratë paralelisht. I gjithë portofoli mbulon 2.3 miliardë doza vaksinash, kështu që kjo është më se e mjaftueshme për të vaksinuar tërë popullatën evropiane,” kështu është shprehur von der Leyen.

Zjarr Tv Ad