“BE për shkollat”, 15 mln euro për rindërtimin e 22 objekteve arsimore

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plot 15 milion Euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për të rindërtuar 22 objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri. Nga rindërtimi i këtyre shkollave do të përfitojnë 7 500 nxënës dhe mësues.

Marrëveshja  “BE për shkollat” u nënshkrua sot midis Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Limya Eltayeb, për të mbështetur qeverisjen qendrore dhe vendore në përshpejtimin e procesit të rimë pas tërmetit të 26 nëntorit, përmes riparimeve dhe rindërtimeve të objekteve arsimore.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se: “Ne premtuam ndihmë dhe po e ofrojmë atë shpejt. Shkollat janë mishërimi më i mirë i ringritjes dhe besimit në të ardhmen. Nisja e asistencës së ofruar nga BE pas tërmetit me shkolla të standardit më të lartë ndërkombëtar është veprimi më i mirë për t’u ndërmarrë. Përgjigja e Bashkimit Evropian tregon edhe njëherë se Shqipëria jo vetëm është afër gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe mendimeve tona”.

Zjarr Tv Ad