“BE të integrojë Ballkanin ose do e humbë tek Rusia dhe Kina”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Bashkimi Europian duhet të integrojë sa më shpejt Ballkanin Perëndimor për të mbrojtur të ardhmen e saj dhe gjithashtu për të mbrojtur rajonin nga influenca kineze dhe ruse.”
Kështu është shprehur të mërkurën presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic.
Djukanovic është politikanë që ka shërbyer më gjatë në vendin e tij. Ai udhëhoqi vendin drejt NATO-s në vitin 2017 dhe po kërkon anëtarësim në BE përballë kundërshtimit të ashpër rus.
“Moska, nëpërmjet politikës dhe Pekinit, përmes huadhënies, synojnë të parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE në Ballkan,”-tha Djukanovic në një intervistë për Reuters.
Kjo do të thotë se rajoni duhet të jetë zona e përgjegjësisë së Bashkimit Europian dhe në interesin e saj strategjik.
“Nëse BE nuk e kupton këtë, kam frikë se e ardhmja e saj është në rrezik,”-tha ai.
Nga gjashte vende të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në vijë të drejtë për t’iu bashkuar BE.
Atyre iu është kërkuar të çrrënjosin krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin dhe të reduktojnë burokracinë ndërsa elita politike e dy vendeve është thellësisht e ndarë midis kampeve pro-BE dhe atyre pro-Ruse.
Të dy qeveritë këtë vit janë përballur me një valë protestash mbi korrupsionin, kriminalitetin dhe abuzimin me detyrat.
Ndërkohë BE po ul fondet për vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me Bankën Botërore dhe huadhënësit e tjerë perëndimorë, duke e lënë Kinën të mbushë boshllëkun.

Zjarr Tv Ad