Belgët në Shqipëri, Artan Hoxha: Kush është prokurori që lëviz me makinë të blinduar, i ndjek grupet tona deri në shtëpitë e tyre

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë me dije se prokurorët belg i kishin bërë tre pyetje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, i cili ditën e djeshme shkoi në SPAK ku dhe u mor në pyetje sa i përket çështjes “Toyota Yaris”.

Hoxha tha se kryedemokrati është njoftuar që në vitin 2018 se do të jepte dëshmi para belgëve, teksa theksoi se vitin e kaluar një nga prokurorët belgë që ndjek çështjen e hetimit të Lulzim Bashës ka ardhur 8 herë në Shqipëri. Hoxha tha se kur ai vjen në Shqipëri lëviz me siguri maksimale dhe udhëton vetëm me automjet të blinduar.

“Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. E ka bërë një dëshmi në vitin 2019. Ky është një hetim i palës belge. Nuk kemi një hetim shqiptar për këtë çështje deri tani. Unë e kam ndjekur këtë histori shumë më përpara se të vinim te kjo situatë. Pikërisht nëse do kishim ndonjë situatë për politikanët në Shqipëri. Belgët janë nisur nga deklaratat e Bashës në Kuvend. Basha ka dhënë një informacion që ka rezultuar 100% i saktë.

Siguria që i japin autoritetet tona e bëjnë atë të dukshëm. Nuk është i vetmi prokuror belg që vjen në Shqipëri. Ka qenë edhe një tjetër në Elbasan që po ndjek një ngjarje prej vitit të kaluar. Ka një tjetër prokuror që e flet shqipen si ne. Stivis është i njohur në komunitetin shqiptar në Belgjikë. I ndjek grupet tona deri në shtëpitë e tyre.

Ajo që dua të them është në rastin konkret se prokurorët belgë duan të kuptojnë se kush është i përfshirë në këtë histori, autoritete belge nuk e provojnë dot se ato para janë nisur nga Belgjika. Automjetet janë përshtatur në Gjermani. Askush nuk e di nëse janë mbushur me para në Gjermani apo diku tjetër”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad