“Bëri të kundërtën”/ Korreshi zbulon premtimin (e pambajtur) të Bashës për deputetët

0
275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar se bashkë me dy kolegët e tij, Dashnor Sula dhe Arbi Agalliun, ka patur një takim me Lulzim Bashën, ku ky i fundit iu premtuar se nuk do të kandidonte për kreun e PD-së së vulës pa marrë miratimin e tyre.

Korreshi deklaroi në Ora News se Basha doli nga fjala e tij, ndërsa tha se asnjë nga 3 ish-liderët demokrat nuk duhet të jenë pjesë e garës pasi janë ata që e çuan Partinë Demokratike në këtë gjendje.

“Unë, Dash Sula dhe Agalliu folëm me Bashën dhe ai na tha që unë nuk dorëzoj kandidaturën për tu bërë kryetar pa mbështetjen tuaj. Në fakt bëri të kundërtën. Unë vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim që PD nuk duhet të ketë kryetar, ish-kryetarët e saj Berishën Alibeaj dhe Bashën sepse konflikti është krijuar prej këtyre emrave,” tha ai.

Zjarr Tv Ad