Berisha bllokon foltoren dhe flet live nga ‘FB’, Kuvendi njofton mbylljen e seancës plenare

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas kaosit të krijuar sot nga opozita, e cila nuk lejoi nisjen e seancës, Kuvendi njofton mbylljen e punimeve për ditën e sotme. Ndërkohë Berisha pasi ka bllokuar foltoren foli live nga FB, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.

Pas vendimit të dhënë nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, seanca e sotme është mbyllur, ende pa nisur zyrtarisht.

Ishin deputëtët e PD që uzurpuan foltoren dhe podiumin ku ulen ministrat, duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë proteste për përjashtimin e kolegëve të tyre apo dhe mosngritjen e komisioneve hetimore. Sakaq, jashtë Kuvendit, pensionistë dhe minatorë protestojnë për pensione dhe miratimin e statutit të tyre.

Zjarr Tv Ad