“Nëse nuk doni të digjet salla…”, fiken dritat në Kuvend, deputetët e opozitës qëndrojnë brenda në errësirë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse Kuvendi i mbylli punimet për ditën e sotme, deputetë të opozitës kanë vijuar që të qëndrojnë në sallë. Përmes lidhjeve live në rrjetet sociale, ata po përcjellin mesazhet e tyre, kundër qeverisë.

Teksa fjalën e moti deputeti Ervin Salianji, në Kuvend u fikën dritat. Por pavarëisht kësaj ata vijuan që të qëndrojnë në sallë duke komunikuar me qytetarët përmes Facebook.

“PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Ka vendim të GJK dhe është taksative që kërkimi i komisioneve hetimore parlamentare është instrument i opozitës për kontrollimin e qeverisë, E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt, nga patronazhistët që i shpëtuan me prokurori te AKSH-i, rrjedhja e të dhënave, etj. E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit. I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, u shpreh ai.

Ndërkohë deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

Zjarr Tv Ad