“Berisha duhet të paraqitet para drejtësisë”, Zeka: SPAK nuk njeh kompromise

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ku së fundmi kryefjalë e mediave është kthyer masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka theksoi se Berisha duhet të paraqitej në GJKOO duke shtuar mes tjerash se ai po kërcënon drejtësinë.

Mes tjerash ai nënvizoi se SPAK këtë herë nuk do të bëjë kompromis me sulmet publike që po I bëhen.

“Unë mendoj se është hera e dytë që në aspektin juridik po bën një gabim Sali Berisha. Gabimi numër një ka qenë kur ai i bëri padi sekretarit të shtetit Blinken që ishte e barabartë sikur një mizë ta sulmonte një politikan dhe gabimi i dytë është se ai po luan me Kushtetutën e Shqipërisë. Berisha duhet të paraqitet para trupit gjykues dhe do të duhet të tregonte respekt maksimal për Gjykatën në Shqipëri.

Nuk do i kushtonte gjë Berishës, sikur ky edhe të paraqitej para trupit gjykues si dhe të paraqiste kërkesën për shkarkimin e kësaj gjykatësja. Sulmet që po bëhen ndaj kësaj gjykatësje janë sulme që po bëhen ndaj SPAK. Kësaj radhe nuk do të ketë kompromis dhe dorëzim para këtyre sulmeve publike. Mendoj se Berisha është duke bërë një autogol shumë të rrezikshëm për veten e tij dhe po kërcënon sistemin e drejtësisë”-tha Zeka.

Zjarr Tv Ad