Berisha ka ndërtuar vilë pa leje në Lalëz/ Qytetarët vënë në lojë Braçen, zv/kryeministri “e ha”: Ma nis pak foton…

0
1280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një bisedë të publikuar nga një faqe në Instagram, shihet se një ndjekës ka ‘denoncuar’ në inboksin e Braçes se ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndërtuar një vilë pa leje në Gjirin e Lalëzit.

Aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat e bregdetit në Shqipëri ka bërë që qytetarët shqiptarë ta shfrytëzojnë si mundësi për të vënë në lojë zëvendës kryeministrin, Erion Braçe.

Në një bisedë të publikuar nga një faqe në Instagram, shihet se një ndjekës ka ‘denoncuar’ në inboksin e Braçes se ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndërtuar një vilë pa leje në Gjirin e Lalëzit. Pa e ditur se ishte një rreng, Braçe ka kërkuar një foto nga vila që supozohej të ishte ndërtuar pa leje, por ajo që ka marrë është fotoja e një kalaje rëre.

Biseda:

Ndjekësi: Përshëndetje zoti zv/kryeministër, uroj që të jeni mirë! Kam konstatuar një ndërtim pa leje tek Gjiri i Lalëzit. Sipas informacioneve e ka ndërtuar Sali Berisha. Nëse doni mund t’iu nis një foto që ta verifikoni vetë

Erion Braçe: Përshëndetje, ma nis pas foton.

Zjarr Tv Ad