Basha rikthehet në Shkodër: Jeta e gjithësecilit është shkatërruar, 13 qershori një ditë e rëndësishme

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Shkodrës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Vaut të Dejës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kreun e PD që do të bëhen më 13 qershor.

Basha u ka kërkuar demokratëve që ta votojnë dhe ta vijojnë bashkë “betejën e tyre”. Ai tha se 13 qershori është një ditë e rëndësishme për të treguar forcën e tyre.

“Përballë kësaj nuk mungoi qëndresa juaj dhe beteja juaj. Prej vitesh jeta e gjithsecilit është shkatërruar nga dyshja Rama-Doshi, që nuk ka ditur kurrë të mendojë realitetin e pluralizmit.

Beteja nuk bëhej mes tyre dhe nesh për karrige, por bëhej për ta, për fëmijët e tyre për të ardhmen e tyre. Kjn maskkër zgjdhore nuk është thjesht një krim i rëndë është asgjesimi i demokracisë. Është fjalë e madhe të thuash ka rënë demokaracia, por do e them me fakte dhe argumenta. Më 25 prill vullneti për ndryshim është rrëzuar dhunshëm.

Kjo nuk është demokraci, ndaj beteja jonë është zhvendosur, Misioni ynë është zmadhuar. Por që të ndodhë kjo duhet që bashkimi dhe qëndresa të jetë edhe më e madhe edhe më e fortë. E kemi forcën për të rrëzuar këtë regjim. Gjithçka varet nga ne. Kjo është oferta dhe kërkesa ime. 13 qershori një ditë e rëndësishme, për të parë sjelljen tonë gjendjen tonë dhe forcën tonë,” tha Basha ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad