Nuk do të jenë më deputetë, por i bëjnë shërbimin e fundit Ramës: Gazetarët nuk do të lejohen më në Parlament…

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duket se prania e gazetarëve brenda Kuvendit, për të kryer detyrën e tyre ndaj transparencës aq shumë të munguar, ka marrë fund pas një votimi skandaloz në Byronë e Kuvendit. Por ajo që bie në  sy është `shërbimi i fundit` ndaj Ramës dhe pushtetit, që bënë anëtarët e forumit më të lartë ligjvënës.

Kështu, nga 10 anëtarët e Byrosë së Kuvendit, 9 prej tyre që nuk do të jenë më deputetë, kanë votuar për të “nxjerrë” gazetarët nga Kuvendi në sesionin e ardhshëm parlamentar. Mes dhjetëshes që votoi përzënien e gazetarëve, vetëm kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të jetë deputet në mandatin e ardhshëm.

Pjesë e Byrosë aktuale që kanë votuar pro këtij vendimi, veç Ruçit janë: Alket Hyseni, Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Myslim Murrizi, Vasilika Hysi, Vilma Bello, Alban Zeneli, Ervin Bushati dhe Nimet Musai. Ndryshimi në rregulloren e institucionit, kufizon gazetarët duke i penguar që të bëjnë punën e tyre. Me vendimin e fundit të Byrosë, media nuk lejohet që të bëjë detyrën, por i serviren vetëm materialet që shikon të arsyeshme Kuvendi për tu publikuar.

Nga ana tjetër gazetarja e politikës, e cila ka shumë vite që ndjek punimet në Kuvend, Esiona Konomi, ka vendosur që t’i publikojë me emra e fotografi të gjithë këta ligjvënës që kanë votuar pro censurës në parlament dhe i fton për tu tërhequr nga vendimi i tyre kundër fjalës së lirë.

“Këta janë anëtarët e Byrosë së Kuvendit të cilët vendosën të lënë gazetarët jashtë, të minojnë transparencën dhe të instalojnë censurë.
Asnjë prej tyre nuk do të jetë më në Kuvendin e ri në shtator (me përjashtim të z. Ruçi).
Pra, këta që ikin, vendosin se si do koordinohet (përjashtohet) media me pasardhësit e tyre. Unë i ftoj të tërhiqen! Kjo nuk është beteja ime! Jo vetëm e imja! As si gazetare, as si qytetare! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!”
, shkruan ajo.

 

Zjarr Tv Ad