Berisha kujton arritjet e PD, sulmon sërish Bashën: Kur shqiptarët qanin me ngashëri, në krye të opizitësh bëheshin plane për ndarje postesh me Ramën

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se përpjekja që po bën sot Edi Rama për të zhdukur opozitën, nuk u bë as në kohën e Ramiz Alisë.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të forcës politike që ai drejton.

Berisha tha se sot Shqipëria përballet me një armik të votës së lirë që sipas tij duhet përmbysur me çdo kusht.

Ai shtoi se PD është një parti patriotësh dhe do të luftojë deri në fund për demokracinë dhe votën e lirë.

“Ne jemi një parti patriotësh. Dashuria për Shqipërinë është një nga pikat më të forta tona. Ne lindëm si parti revolucioni. U rithemeluar sërish si parti revolucioni. Revolucioni i Rithemelimit është revolucion demokratik anti-monist. Kemi përpara një armik, ndoshta pas Enver Hoxhës, më i egri që ka ka pasur Shqipëria. Përpjekja që bën sot Edi Rama për të zhdukur PD-në, nuk u bë as ato vite. Ata u dënuan, shkuan atje ku e meritonin.

Sot vështirësitë janë të mëdha, por edhe potenciali ynë është shumë më i madh. Ne sot arritëm që me votën e lirë të bëjmë çdo anëtar më të lirë e më të fuqishëm.

Këtu folën parafolësit për procese ekonomike, etj, por në mendjen tonë, nëse na kërkonte dikush atëherë të uleshim e të shkruanim rreth 2 faqe për demokracinë, ne nuk denim. Por ja dolëm me ndihmën e miqve. Sot ne dimë. Misioni i PD-së sot është që të rikthejë votën e lirë për shqiptarët, ashtu siç riktheu votën për anëtarët e saj. Moto jonë do të jetë, “jetën e japim, votën nuk e falim”. Kur kemi përpara një armik të egër të votës së tyre, kemi përpara një njeri i cili ka krijuar sistemin e patronazhistëve për të vrarë votën. Kemi përpara nëj njeri që shpërndan qindra miliona auro në mbarë botën. A mundet ne të kapitullojmë përpara kësaj situate? Kurrën e kurrës.

Ne do ta përmbysim këtë kalbësirë. Ky është një regjim që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen. Ne nuk do të kursejmë asgjë për t’u rikthyer shqiptarëve votën.

Duke e mbyllur këtë fjalë shpreh mirënjohjen më të thëllë ndaj të gjithë atyre që themeluan dhe rithemeluan PD-në. I ftoj të bashkojmë kontributet dhe të vazhdojmë me besim të pathyeshëm se kauzën tonë askush nuk mund ta mposhtë. Azem ti je gjallë! Rrofshin demokratët dhe shqiptarët kudo që janë.”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad