Berisha: Kundërshtarët politikë janë tmerruar nga rikthimi im, ndryshime rrënjësore në PD

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në emisionin ‘Bardh e Zi’ në ABC se kundërshtarët e tij politikë janë të tmerruar nga rikthimi i tij.

Sa i përket teorive ku thuhet se Berisha do të japë jetën për PD-në, ish-kryeministri theksoi se janë teori të sponsorizuara nga multimiliarderi George Soros dhe Edi Rama.

Berisha tha se në PD po punohet që të ketë ndryshime rrënjësore dhe se anëtarësia do të ketë të drejtë jo vetëm të zgjedhë drejtuesit por edhe të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie apo dhe kandidatët për deputetë.

Pjesë nga biseda

Kristo: Doli dhe teoria e re se ju si partizan i vërtetë të jepni jetën për PD-në?

Berisha: Të gjitha këto teori kanë frymëzim Ramën dhe Sorosin.

Kristo: I paska blerë të gjithë Sorosi?

Berisha: Nuk po them se i ka blerë, është një fushatë e sponsorizuar me shuma të mëdha nga Rama dhe Sorosi, sepse e shohin se finalja e këtij procesi po vjen dhe Sali Berisha nëse më votojnë do të jetë kryetari i ri i PD-së.

Zjarr Tv Ad