Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar sot të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së.
Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.
Mesazhi i tij:
Ju përshëndes!
Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
-Të tjera
Falenderime!
Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rendësishëm!