Berisha nën hetim për korrupsion nga SPAK, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë Kumbaro u shpreh se mazhoranca nuk komenton vendimet e drejtësisë.

“Në emër të qeverise mund t’ju konfirmoj se ne nuk kemi bërë asnjëherë komente, respektojmë ndarjen e pushteteve, kjo mazhorancë ka qenë ajo që e ka themeluar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë të ngrihet dhe të funksionojë, të gjitha janë veprime procedurale të këtyre institucioneve”, tha Kumbaro.

E pyetur nëse duhet të kishte një autorizim nga kuvendi lidhur me këtë gjë, Kumbaro u përgjigj: Kemi besuar që drejtësia të veprojë e lirë, ta respektojmë këtë institucion dhe punën që bëjnë përfaqësuesit e SPAK.

Zjarr Tv Ad