Berisha NUK PËRMBAHET dhe sulmon Ambasadoren e SHBA: Yuri Kim, në zyrën time NUK do shkelësh KURRË!

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA në Tiranë, duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë në zyrën e tij.

Duke iu referuar deklaratave të ambasadores Yuri Kim, se SHBA do t’i mbyllë derën PD-së nëse rikthehet Sali Berisha, ish-kryeministri tha se do të jetë ai që do ia mbyllë derën Yuri Kim, në çfarëdo posti që ajo të jetë.

Pjesë nga deklarata e Berishës drejtuar ambasadores së SHBA:

Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, duke shkelur kushtetutën e saj, nuk do t’i jap dorën apo nuk do të trokas në derë. Tani i përgjigjem këtu para jush: E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e SHBA, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do funksioni të jetë, nuk do të shkelë dot kurrë në zyrën time, pa ju kërkuar ju të falur për barin që ju përmendi. Nuk jemi ne gratë e burrat e barit. Të garantoj se në zyrën time s’do shkelësh kurrë, pa i kërkuar të falur shqiptarvëe.

Zjarr Tv Ad