Laboratori i mbyllur në UBT, Bregu: Dëm i bërë nga ministrja Ekonomi, SPAK të hetojë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zyrtari dhe ish-kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka ndarë dhe një herë pamjet nga laboratori ku çertifikohen farërat dhe fidanët të cilët kanë dy muaj që nuk punojnë. Këtë herë, Vojo ka bashkangjitur dhe postimin e ministres Milva Ekonomit, të cilën e quan ‘ministren më të paaftë që ka pasur ministria e Bujqësisë’.

Mbrëmjen e djeshme Ekonomi ka ndarë investimet që qeveria do bëjë me buxhetin e 2022 për laboratorët mirëpo ai në Universitetin Bujqësor të Tiranës është mbyllur duke bërë që të mos ketë laborator shkencor për çertifikimin e fidanëve dhe të farërave. Bregu kërkon nga SPAK që të nisë hetimet për këtë dëm që sipas tij është i pariparueshëm e që është kryer nga Ekonomi.

POSTIMI  NGA VOJO BREGU:

Ministrja më e paaftë që ka pasur ministria e Bujqësisë që ditën e krijimit të saj, ka postuar investimet që do të bëhen për laboratorë në buxhetin e vitit 2022.
Si duket ka harruar që me urdhër të saj, për arsye të fshehura korruptive, në Dhjetor 2020, i hoqi laboratorin për kontrollin e bimëve dhe fidanëve UBT, për ta mbyllur përfundimisht.Aktualisht në Shqipëri për shkak të kësaj të paafte, që nga Dhjetori i 2020, NUK ka laborator shkencor, për çertifikimin e fidanëve dhe farërave!!! Çdo fidan apo farë që prodhohet në vend apo vjen nga jashtë NUK testohet. Që nga Dhjetor 2020, çdo rregjistrim bëhet fiktivisht. Lehtësisht e verifikueshme.Ftoj SPAK qe kryesisht të hetojë këtë dëm të pariparueshëm që i është bërë bujqësisë shqiptare nga kjo ministre.

P.S. Nëqoftëse del ndonjë shpend apo gjitar nga ministria, që të deklarojë që koteci i Rashbullit është laborator shkencor, do të mbajë përgjegjësi penale njësoj si ministrja që do përfundojë në SPAK

Zjarr Tv Ad