Berisha plas deklaratën e fortë: Lulzim Basha qëndron pas kompanive të basteve në Qipro, Baton Haxhiu e ndihmoi

0
336
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga takimi i Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës, ku Berisha tha se ai qëndron pas kompanive të basteve.

Berisha tha se Baton Haxhiu, e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet, ku sipas liderit historik të PD, kjo tregon edhe njëherë angazhimin e Beogradit në vendin tonë.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë. Kur ndodhi eleminimi në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar”? tha Berisha

Zjarr Tv Ad