Berisha thirrje të fortë Demokratëve: Hajdeni që në 5 dhjetor në Tiranë, se me 6 Rama bllokon rrugët…

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha, është shprehur se qeveria shqiptare vjedh fondet për ndërtimin e rrugëve e shkollave, për të financuar shpenzime luksi dhe orgjira të pushtetarëve.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Njësisë 5 në kryeqytet, ku kërkoi pjesëmarrje masive në protestën e datës 6 dhjetor në Tiranë.

Ai shtoi se Rama mund të krijojë pengesa për protestuesit gjatë asaj dite, duke marrë si shembull bllokimin e mundshëm të rrugëve dhe për këtë u kërkoi qytetarëve që të hapin dyert e banesave të tyre për të afërmit që ndodhen nëpër rrethe.

“U votuan fondet e rrugëve që ndërtohen me 8-fishin që ndërtohen rrugët në Europë, e shkollat me 6-fishin që ndërtohen shkollat në Europë. U votuan shpenzimet që do bëhen për fluturime me avionë me dhomë gjumi, helikopterë për ministrat dhe orgjira. U votua në mënyrë kriminale me urgjencë, grabitja e Portit të Durrësit. Me mikun flitet haptas. Ai burrë që është ulur aty, është kryehajduti i kombit shqiptar. Ky është mision për t’ua thënë të gjithë të pranishmëve. 

Ai zgjedhje nuk bën, e ka shndërruar votimin fiktiv. Edhe në diktaturë votonim, por problemi është se vota jonë ishte e vdekur pa u hedhur në kuti. Sot vota është përsëri fiktive. Atëherë të dhënat u’a jepte Sigurimi i Shtetit, tani ua jep e-Albania. Ai ka filluar që tani për ta shndërruar shtetin në makineri elektorale. Ai kontrollon ç’do institucion. Asnjë popull nuk ka më të drejtë se ne që në datën 6-të të dalim e t’i tregojmë Europës së çfarë përfaqëson ky njeri.

Sot Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Sulmohet kultura, trashëgimia kulturore dhe gjuha. A keni dëgjuar ju ndonjë gjuhëtar që të fliste në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtëshkrimit? Asnjë. Folën pasardhësit e atyre që e masakruan gjuhën. Largimi masiv i shqiptarëve është grabitja e të ardhmes së tyre. Borxhi publik është grabitja më e madhe.

Çdo shqiptar i lindur ka mbi supe 21 mijë euro borxh. Dhe ky borxh është për të vjedhur. Për udhëtime luksi e për shpenzime të qeveritarëve, gjithçka në kurriz të qytetarëve. Ju ftoj të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana në datën 6.
Ky është tmerruar dhe ka arsye të tmerrohet, mund të bëjë edhe bllokime rrugësh. Prandaj të ftojmë, ta shndërrojmë datën 6 dhjetor, t’u hapim dyert e shtëpive miqve tanë që janë nga rrethet që të vijnë në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad