Përdori gjuhë urrejtje ndaj minoritetit egjiptian. Jevgu vjen atje… Reagimi i gazetares: Edhe komunistët si ju pakica janë!

0
403
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reagimi i plotë

Përdori gjuhë urrejtje ndaj minoritetit egjiptian. Jevgu vjen atje…

Gjatë emisionit “Qatar 2022” të Hygerta Sako regjisori i “kukullave” Petri Bozo ka përdorur gjuhe urrejtje ndaj minoritetit egjiptian i cili ka nxitur gjuhë urrejtje ndaj kesaj pakice.

“Futbollisti i Lacit, i Ballshit, i Kamzës.., që të bëjnë ekipin kombëtar.., jo mo ska fare.., pashaportizimi vjen ketu, jevgu vjen atje dhe ai tjetri vjen atje…Me fal, po…”

Kjo nuk është ndonjë cudi e madhe në krahasim më këto që po dëgjojmë e shohim sot.

Duke u thënë cdo gjë në media pa pergjegjesi keni ndrydhur standartet e shoqerisë!

Ju jeni përmendur edhe here të tjera në media si arrogant permend rastin kur përjashtuat mediat kosovare nga “Miss Shqipëria” ne vitin 2014 duke i fyer dhe mos i lejuar për të incizuar.
Në ketë event ishin 37 gazetar dhe kameraman nga Kosova, të cilët ju përveç se i ka përjashtuar edhe i ka sharë gjatë incidentit.

Ju madje nuk kurseheni te drejtoheni me arrogance edhe ndaj bashkeshortes suaj te nderuar me kujtohet ne nje interviste me gazetare Bieta Sulon ku i pyetur në lidhje me bashkëshorten dhe a i ndajnë punët e shtëpisë, ju në formë batute thate se “Në këtë moshë që jemi ne, jemi bërë si motër dhe vëlla”, tha Petri.

Nuk ju falen këto gabime sepse supozohet se “i keni sherbyer te bukures” gjithe keto vite dhe vini sot me modelin tuaj me te shemtuar.

Ne fakt une personalisht e kam patur dhe kam bindjen se i keni shërbyer me dinjitet injorancës dhe antivlerave gjatë këtyre viteve në këtë vend.

Mua nuk më lejon integriteti im moral t’ju drejtohem me të njejtën gjuhë por kam një thirrje që mediat të vendosin një kod etik për përdorimin e gjuhës mediatike.

Shumë turp do t’i ketë ardhur nenës tënde deputetes Luljeta Bozo për zhargonin e përdorur nga ju…

Pa dashur t’ju ofendoj, por edhe ᴋᴏᴍᴜɴɪsᴛᴇ̈ᴛ si ju, pakica janë!

Zjarr Tv Ad