Berisha u shfaq me kapele kaubojsash, reagon Eduart Ndoci: Je shumë vonë doktor, Shqipëria ka vetëm një …

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shfaq disa ditë më parë me një kapele kaubojsi në një takim që zhvilloi në zyrë me disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë.

Mirëpo pak momente pasi Berisha postoi videon me dukjen e tij të re, erdhi reagimi nga një tjetër persoanzh i njohur, i cili është bërë i famshëm në Shqipëri për përdorimin e kapeles së “kaubojsit”, ish-deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj.

Publiku e kujton mirë shfaqjen e tij ne media dhe në ambientet e parlamenit me kapelen e famshme, duke e renditur veten si “sherifin” origjinal në vend.

Pas publikimit të videso nga ana e Berishës, Ndocaj ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, përmes të cilës inornizon Berishën për kapelen, dhe i kujton bashkëpunimin me Ramën për amnistinë dhe mbylljen e listave.

Ai e kujtoi Berishën për marrëveshjet e kaluara dhe bashkëpunimin e tij me Ramën, sidomos lidhur me amnistinë dhe mbylljen e listave.

“Je shume vone doktor, vetem nje kaubojs ka ne Shqiperi. Nuk te ben kapelja fitues, por koherenca, se sa here ke pasur mundesi i ke dhene votat Rames, ashtu bere per amnistine e te korruptuarve, ashtu bere per mbylljen e listave. Nuk ta mbulon dot kapelja pazarin me Ramen…” tha Ndocaj.

Zjarr Tv Ad