Berisha u sulmua gjatë marshimit, Këlliçi mesazh të fortë: Uroj që pas këtij incidenti të mos fshihet Rama…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në protestën së opozitës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u ndal edhe tek incidenti i ndodhur ndaj kreut të PD Sali Berisha i cili u qëllua me grusht. Këlliçi u shpreh se uron që pas këtij incidenti të mos fshihet kryeministri Edi Rama. Po ashtu theksoi se sot qytetarët janë bërë bashkë për të dhënë mesazh të qartë liderëve europianë.

“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i.

Në 12nëntor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

Do ti shkojmë deri në fund por nuk është ky momenti, sot është momenti që tu tregojmë europianëve se si paaradhësit tanë, demokratët, rinia me në krye profesor doktor Berishën rrëzuan diktaturën më të egër në Europë, ne edhe ty Edi Rama ta garantojmë. Ne traditën tonë e respektojmë dhe i mirëpresim. Sot europianët kanë ardhur për shqiptarët jo për ju, për të parë standardin e jetesës këtu. Sot Rama është turpi i shqipatrëve, sot jam në një betejë për standardet e BE dhe jam krenar që jam pjesë e këtij koalicioni opozitar që sot vepron me akte. Luftën për minimunin jetik e bëni ju, PD, për paga dhe mirëqenie e bën rinia dhe ju që keni mbushur sheshin plot në kushtet e shtetrrethimit. Kanë parkuar makinat larg dhe kanë ecur me kilometra për ti treguar Komisionit Europian se kjo është Shqipëria e Vertetë.

Zjarr Tv Ad