Berisha “zbulon” shkakun: Shkodra u përmbyt pasi Rama dhe Balluku kanë hapur fshehtas në mes të natës…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria ishte e informuar për stuhinë dhe shirat që do të përfshinin Shqipërinë, nga sinoptikanët italianë.

Berisha tha se përmbytja ndodhi pasi qeveria hapi portat e kaskadës së Drinit, pasi sipas tij vetëm kështu ajo mund të justifikonte blerjen dhe vjedhjen e energjisë.

Sipas Berishës përmbytja ndodhi në disa minuta pasi sipas tij Rama dhe Balluku hapën fshehurazi tunelin e Komanit.

Në një moment Berisha ndërpret fjalën pasi ishte duke u kënduar Ezani për bësimtarët myslimanë.

“Meteoëeb thotë disa ditë më parë për Shqipërinë. Kujdes për fenomene ekstreme në Shqipëri. Ku do të kemi stuhi shumë të furishme, me mundësi përmbytjeje nga darka e pasditja. Çfarë bënë këta zotëritë? Këtyre u duhej të vidhnin. E vërteta është që kanë ndërprerë prodhimin e energjisë dhe kanë shkarkuar, sepse duhej të justifikonin blerjen e energjisë. Ka një ligj që detyron autoritetet e KESH-it, që të njoftojë në kohë ata që merren me Kaskadën. Rama dhe Balluku kanë hapur fshehtas tunelin e Komanit në mes të natës dhe kanë bërë shkarkime të mijëra e mijëra metra kub dhe nuk kanë njoftuar bashkinë. Dhe ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur kurrë. Është përmbytur qyteti brenda disa minutave. Prit t’ja lëmë radhën hoxhës…”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad