“Berishën e kam xhan”/ Doli krah Veliajt, Çiljeta Xhilaga reagon për herë të parë, zbulon arsyet se pse u kthye me PS-në

0
566
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e njohur si mbështetëse e Sali Berishës, u shfaq para disa ditësh krah kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë qartë se tashmë është kthyer në radhët e PS.

Në një intervistë për Euronews Albani, ajo u shpreh se nuk ka lidhje se si u kthye me PS, duke shtuar mes të tjerash se Erion Veliaj është një djalë që ka guxim.

Më tej këngëtarja tha se ish-kryeministrin Sali Berisha e ka në zemër pavarësisht se kë forcë politike mbështet.

“Ai djali e meriton, është djalë i përkryer. Është një djalë që ka guxim në zemër. Nuk ka lidhje si u kthyem. Berishën e kam xhan, ka një vend të rëndësishëm në zemrën time. Jam rritur komshie me të. Mezi prisnim që të dilte. Është tjetër gjë politika dhe është tjetër gjë njerëzit që mbajmë në zemër personalisht. Janë dy gjëra të ndryshme. Gjërat që ka bërë Veliaj në Tiranë, si ka bërë askush në Tiranë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad