Bes Kallaku “shpërthen” ndaj portaleve: “Më keni çarë…”

0
702
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është përfolur këto ditë në media për një krisje të raportit mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Dje këngëtarja la të kuptohej se ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë, ndërkohë që aktori i njohur i humorit ka qenë pak më i ashpër në postimin e tij të fundit.

Ai ka postuar një video ku bashkëshortja e tij i kushton këngën “Çelësi i zemrës” në një nga koncertet e saj dhe ku i thotë “Të dua”. Por nuk është mjaftuar vetëm me këtë dedikim Besi ka shkruar edhe disa fjalë të ashpra në drejtim të medieve që publikuan lajmin e ndarjes së tij me këngëtaren e njohur.

”Cdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur, çdo 4 muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo muaj 1 lajm Xhensila është shtatzanë dhe tani këto të fundit…. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, e mbyll komentin e tij Besi.

Zjarr Tv Ad