Besimtarët e krishterë kanë sfiduar temperaturat e ulëta duke u hedhur në ujë për të kapur kryqin.
Prej më shumë se 2.400 vitesh qyteti i ujit të bekuar Berati, ka mbledhur paraditen e kësaj të diele qindra banorë të rrethinave për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.
Kryqi u hodh nga At Petraq Simsia, teksa qindra të rinj ishin të gatshëm të hidheshin pa pyetur për temperaturat e ulëta.
Këtë herë fati ishte me të riun nga lagjia “Goricë”, Kostandin Musha i cili arriti i pari ta nxjerrë kryqin dhe ta dorëzojë atë sipas riteve drejtuese të kishës.
Por dita e ujit të bekuar është përkujtuar edhe në Durrës, ku ceremonia e hedhjes së kryqit është bërë në basenin e Portit të Durrësit.
Këtë vit kryqin e nxori një djalë me emrin Ersi Papajorgji, i cili falenderoi zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të bekuar.