Haki Çako vizitoi zonat e prekura nga tërmeti

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërmeti 4.7 ballë la një sërë pasojash në fshatin Kuç të Himarës. Prej dy ditësh banorët ndihen të pasigurt dhe shkolla 9 vjeçare nuk do të hapë dyert për nxënësit ditën e hënë. Shtëpitë janë dëmtuar nga lëkundjet e forta dhe 5 prej tyre janë në gjendja më të rëndë. Perfekti i Qarkut Flamur Mamaj u shpreh se do të ndërhyhet në gjithë zonën.

Në orët e pasdites edhe drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile, Haki Çako vizitoi zonat e prekura nga tërmeti. Aktualisht me ndërhyrjen e kryer rruga është e kalueshme, ndërsa në fshatrat e tjerë të lumit të Vlorës nuk ka patur probleme.

 

Zjarr Tv Ad