Biden bën vaksinën në publik lavdëron Trump-in: Vaksina është edhe meritë e tij…

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka bërë vaksinën Pfizer dhe BionTech, në publik, ku ka  patur një lavdërim për paraardhësin e tij, Donald Trump.

Sipas Biden-it, duhen njohur meritat e administratës Trump, e cila u përpoq sipas tij, të ndihmonte në përshpejtimin e procesit të vaksinimit të amerikanëve.

“Mendoj se administrata Trump meriton t’i njihen disa merita për operacionin e vaksinimit të shpejtë. E gjithë kjo gjë, na mbush me shpresa për të ardhmen”, tha Biden.

Biden kishte shkuar për t’u vaksinuar së bashku me të shoqen, Jill Biden. Pas tre javësh ai dhe bashkëshortja do të bëjnë dozën e dytë të vaksinës. Kreu i zgjedhur i shtetit amerikan i bëri thirrje popullatës ta bëjë vaksinën sapo të kenë mundësi duke shtuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar prej saj.

Ndërkohë një  vaksinë e re kundër koronavirusit nga kompania amerikane Moderna, pritet të shpërndahet në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë javë. Por kjo vjen ndërsa vendi po përjeton rekorde ditore infektimesh. Aktualisht janë 113,000 njerëz të shtruar në spitale.

Zjarr Tv Ad