Bie në pranga 40-vjeçari nga Tirana: Po transportonte me “Mazda” 8 emigrantë të paligjshëm

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar emigratë të paligjshëm.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Personi në fjalë u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Zjarr Tv Ad