E Rëndë/ Vdes në vend 28-vjeçari në Krujë: Bie nga skelat, në pranga pronari i shtëpisë

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ën Krujë, ku një 28-vjeçarë ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se shtetasi E. G., 28 vjeç, po punonte në një ndërtim pa laje në pronësi të shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela dhe ka ndërruar jetë.

Sakaq, policia ka arrestuar L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin: L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë,” njofton policia.

Zjarr Tv Ad