Bie sistemi TIMS në Kapshticë, Qafë Thanë, Tushemisht e Goricë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sistemi TIMS ka rënë në pikat kufitare të juglindjes.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dogana e Kapshticës punon me ndërprerje të sistemit kurse pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme.

Mësohet se punonjësit në këto pika po punohet manualisht.

Sistemi TIMS u godit nga hakerat iranianë më 14 shtator, ku pikat kufitare në vendin tonë për disa ditë punuan manualisht.

Sulmi solli kaos në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Vlorës e Rinasit, ku dhe u punua me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.

Zjarr Tv Ad