Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë pasi po lëviznin me a*rmë zjarri në makinë. Dy të rinjtë me iniciale K.H, 30 vjeç dhe S.S 24 vjeç, akuzohen për veprën penale “A*rmëmbajtja pa leje”;
Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një a*rmë dhe f*ishekë l*uftarak.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni l*uftarak.
Njoftimi i policisë: Qarkullonte me a*rmë zjarri me vete, forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” e vënë në pranga. Në pranga edhe drejtuesi i mjetit me të cilin qarkullonte 30-vjeçari, për moskallëzim.
Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me a*rmë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”; •S. S., 24 vjeç, për veprat penale “A*rmëmbajtja pa leje”.
Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte pasagjer shtetasi K. H.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.