Bilanci i krimit për vitin 2022: Në tetë muaj, 40 atentate dhe vrasje!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kriminaliteti është kthyer në emergjencë kombëtare, ku në tetë muaj janë shënuar 40 atentate dhe sulme me armë zjarri, më një bilanc prej 24 viktimash dhe 24 të plagosurish.  Tirana Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Laçi vijojnë të mbeten zonat me të nxehta të krimit në vend.

Ekzekutimet me pagesë, atentatet me tritol dhe shkëmbimi i zjarrit  në zona të banuara kanë qenë kryefjalë e zhvillimeve të aktualitetit 8 muajt e parë të vitit 2022, ku rezulton se janë shënuar 40 atentate mafioze dhe sulme me armë ndaj personit me një bilanc tragjik prej 24 të ekzekutuarish dhe 24 të plagosurish.

Në 5 janar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë vritet Edmond Crroj dhe  mbetën të plagosur edhe 4 të tjerë. Autorët hapën zjarr nga një automjet, teksa  Crroj dhe shokët e tij po konsumonin kafe në një lokal. Ngjarja për pak u shndërrua në një masakër.

Në 24 janar, kanuni do na kujtonte edhe njëherë se në verilindje do të zbatohej, teksa një 17-vjeçar do të vrasë për gjakmarrje Leke Lekëgjonajn, në Lezhë. Dy familjet mirditore Lekgjonaj dhe Përvathi ishin prej 20 vjetësh në hasmëri.

Në datën 19 shkurt do të gjendej i vrarë në banesën e tij në Vlorë, Altin Alikaj. Shkak dyshohet pjesëmarrja e tij në veprimtari të paligjshme, ndërkohë ky krim është ende pa autor.

Në 4 prill një ekzekutim mafioz do të trondiste Tiranën, kur ekzekutoret me pagesë kryen vrasjen e biznesmenit Iljaz Cali në autostratën Tiranë-Durrës. Autorët u larguan pa lënë gjurmë, teksa Cali me herët kishte qenë i arrestuar për kultivim kanabisi.

Mëngjesin e 12 prillit do të ekzekutohej në një atentat tipik mafioz në Shkodër Nazmi Bandula.  Ky person ishte një emër i njohur për blutë e Shkodrës. Bandula  ndodhej në një lokal afër banesës kur u qëllua me breshëri automatiku nga autorët që u larguan me një Benz.

Në 29 prill Junxhino Aliaj djali i kryeplakut të Kaninës Junxhino Aliaj do të përfshihej në një shkëmbim zjarri me një efektiv policie.  Aliaj u shpreh se qëlloi për vetëmbrojte, teksa nga shkëmbimi i zjarrit u rrezikua jeta e qytetarëve ne Lungomare.

Në 8 maj, krimi do shënonte viktimës e radhës në Tiranës, ku shtetasi Ilir Kapo vritet me thikë nga shtetasi Olgert Dhimitri. Vrasja ndodhi në një lokal në zonën pranë “Harry Fultz” në prani të shumë qytetarëve.

Durrësi nuk do të gjente qetësi, pasi mbrëmjen e datës 18 maj në zonën e Sukthit do të vritej në një atentat mafioz pranë biznesit të tij shtetasi Arben Mërkuri. Krimi u krye nga ekzekutorë me pagesë, që mundën të largohen pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Mërkuri ishte shok i Landi Muharemit.

Kur krimi ndaloi vrasjet, u kujdes policia të mos prishte bilancin negativ, teksa mbrëmjen e 23 majit do të vritej në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë efektivi i Policisë Shtetit, Çaush Saliasi. Autor i vrasjes ishte kolegu i tij Ludjan Zaimi, teksa plumbat rrezikuan jo pak edhe efektivët e tjerë.

Mëngjesin e 3 qershorit një atentat mafioz do të trondiste Shkodrën, ku i vdekur do të mbetej Naim Bajri dhe i plagosur shoku i tij Astrit Zeneli.  Bajri dhe Zeneli po pinin kafe në lokal në zonën Rusit, kur ndaj tyre u shkarkua breshëri automatiku. Bajrit vite me parë i kanë ekzekutuar edhe djalin e tij.

Sherri për pronat në bregdet do të rezultonte fatal për shtetasin Kledi Koka 43 vjeç nga Saranda, i cili në datën 7 qershor u vra me armë zjarri nga Jorgo Golemaj.

Mëngjesin e datës 11 qershor do të gjendet i vrarë me thikë Petraq Gjika. Autori e ka vrarë në vendin e punës, ndërsa mister mbeten motivet e këtij krimi.

Mesditën e 11 qershorit 2022 Tirana do të tronditet nga atentati me tritol ndaj 27 vjeçarit Aleksandër  Sadikaj. Mjeti të cilit i ishin vendosur rreth 500 gram C4 shpërtheu në afërsi të TEG-ut. Sadikaj mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Më 15 qershor 2022, 75-vjeçari Lulash Qepuri do të ekzekutohej në një atentat mafioz në ambientet e lokalit të tij në fshatin Stom Golem, të Shkodrës. Qepuri rezultoi me precedent të mëparshëm penalë.

Në 16 qershor, gjendet ne rezervuarin e Kolanecit trupi i pajetë i 26-vjeçarit, Martin Çeço. Ai ishte vrarë duke e mbytur me litar nga shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj

Më 17 korrik 2022 në atë që cilësohet si masakra e Fushë Krujës, do të vritet Brilant Martinaj dhe shoket e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ata u qëlluan nga ekzekutorë më pagesë në Urën e Fushë Krujës.  Autorët dogjën automjetin në fshatrat e Fushë Krujës. Ngjarja i ngjante një akti terrorist.

Më 22 korrik 2022 në një atentat mafioz në Milot do të vritet i riu Kristian Preçi, ndërsa breshëria e plumbave do të linte të plagosur Ylli Ibrahimin. Këta personazhe më herët kanë rënë pre e atentateve mafioze në Milot.

Më 16 gusht 2022, Madrit Ulqinaku, 33 vjeç mbeti i vrarë në Elbasan. Ai u qëllua pas një konflikti të çastit pranë stadiumit Elbasan Arena. Sipas raportimeve, Ulqinaku nuk ka një të shkuar kriminale ndërsa dyshohet se ai u qëllua pak metra larg automjetit të tij.

Më 16 gusht 2022, Klodian Bakia do të vritet në Sarande pas sherrit për parkimin e një automjeti nga 24-vjeçari kurbinas Xhenelo Tarja, i cili punonte si kamerier ne Sarandë.

Më 17 gusht  në një atentat tipik mafioz në Vlorë do të vriten Shpati Lena dhe Eduart Xhezo, të dy persona me precedentë penale. Ata dyshohen si autorë të vrasjes së Arben Beqirit në Vlorë në 2019.

Zjarr Tv Ad