I gjenden 3 karta identiteti të falsifikuara, arrestohet i riu në Tiranë! 27-vjeçari i dënuar më parë për trafik droge

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit, i janë gjetur 3 karta identiteti të falsifikuara.

Policia e ndaloi të riun me inicialet E.S. në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet, ku gjatë kontrollit në makinë, iu gjetën 3 kartat e identitetit.

Sipas policisë, 27-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë për trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, 1 rast i falsifikimit të dokumenteve.

Qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, vihet në pranga 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad