Binaj i revoltuar me qeverinë: Më shumë kushton të mbash në burg një kriminel, sesa të gjenerosh një mjek të ri

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Florian Binaj është shprehur i revoltuar me qeverinë dhe ligjin për studentët duke thënë se me shumë kushton për të mbajtur një të burgosur sesa një mjek.

Duke folur në “Debat”, Binaj supozoi se një person me të dhëna kriminale i cili i merr jetën një mjeku dhe dënohet me burg, shteti e mban atë me 8 mijë euro në vit. Ndërsa për një mjek të ri, aktivisti tha se kostot janë 2400 euro në vit.

Pra sipas logjikës së Binajt, për të gjeneruar mjekë të rinj kushton më pak sesa mbajtja në burg e një krimineli, gjë të cilën ai e quan të gabuar.

“Duhet të lemë më shumë studentët të flasin. Ata e paraqesin situatën më së miri. Nëse një person me të dhëna kriminale vret një mjek dhe e dënon me burg. Shteti e mban atë me 8 mijë euro në vit. Për një mjek të ri kostot janë 2400 euro në vit.

Për të gjeneruar mjekë të rinj kushton më pak sesa për të mbajtur një person që ka vrarë një mjek. Që këtu është e gabuar. Po futet kastile përçarja mes studentëve”, deklaroi Binaj.

Zjarr Tv Ad