Binaj: Piranjat po e hanë popullin deri në kockë!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Florjan Binaj, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se qeveria po i vjedh shqiptarët me faturat e kripura dhe nuk ofron shërbime për qytetarët.

“Nëse unë hesht, i bie që e pranoj. Kam vendosur t’i rri përballë qeverisë dhe t’ia them në sy, sepse unë e dua këtë vend.”-tha Binaj.

Aktori u shpreh se shqiptarët po largohen masivisht ndërsa shtoi se ajo që fitojnë këtu nuk ka asnjë vlerë. Sipas tij shqiptarët largohen nga Shqipëria për të bërë një jetë normale.

Ata që ikin, ndihen njerëz, shkojnë për një jetë normale.”-tha Binaj.

Më tej ai theksoi se në politikë kemi shumë piranja që po e hanë popullin deri në kockë.

“Ky vend ka shumë prianja të mira dhe të këqija. Siç ka njerëz të mirë dhe të këqinj. Ne kemi piranjat e mira që duan të zbulojnë dhjamin që kanë vënë piranjat e këqija në kurriz të njerëzve.”-u shpreh Binaj.

Zjarr Tv Ad