Dita ndërkombëtare e të drejtës për informim, Ilir Meta: Vendimet e qeverisë merren në fshehtësi! Askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale në ditën ndërkombëtare të së drejtës për Informim.

Meta shprehet se kjo ditë thekson rëndësinë jetike për demokracinë, dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Ai shton se në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të qeverisë që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë.

“28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Të Drejtës për Informim thekson rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.

Propaganda autokratike nuk mund të cënojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad