Nga Ylli Manjani
Ideja që Arben Ahmetaj do arrestohet tani që e shkarkuan është dominante. Model i ilustrimit të konceptit të psikologjisë sociale të pritshmërisë perceptive. Në fakt është e tmerrshme të shohësh se si publiku e “mirëpret”drejtësinë e partisë mbi “armikun” e brendshëm të saj. Bindja tashmë është e plotë se Rama të shkarkon dhe të arreston!
Kulmi!
Fiks si në në kohën e Enverit. “Partia ime më arreston”… Sukses i papaparë i reformës! Rilindi drejtësinë popullore, drejtësinë e partisë mbi çdo të keqe. Përtej kësaj pritshmërie publike, mendoj se Arbeni as do arrestohet e as do i hyjë gjëmb në këmbë. Shkarkimin e tij e shoh më shumë si një hakmarrje të çastit të udhëheqësit të lindur mbi disa dyshime për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë penale.
Ndoshta e kam gabim,por mua kështu më duket kjo historia e Benit. Ndërsa pritshmërinë e publikut për drejtësinë që ofron Rama e shoh të frikshme!
Diktatoriale madje.