Biznesi me fatura online nga 1 janari 2020

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Të gjitha bizneset që kanë një xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë që nga janari 2020 do të duhet të përdorin një program kompjuterik për deklarimin e transaksioneve në kohë reale në serverin e tatimeve.

Ministria e Financave shpjegoi se ky software mund të instalohet në kompjuter ose në telefon smart ndërsa pranoi se kjo do të ketë një kosto për biznesin.

Sipas ministres Denaj, kasat fiskale që ka aktualisht biznesi do të përshtaten me këtë program ose në të kundërt do të duhet të  ndërrohen.

Anila Denaj: “Kjo do të jetë gjenerata e re e kasave fiskale dhe sigurisht do ketë një kosto që është API. Ne po punojmë se bashku me AKSHI-n që të prodhojmë një AP që do të jetë falas për tatimpaguesit.”

Por për drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj një nismë e tillë ka shumë rëndësi në uljen e informalitetit.

Delina Ibrahimaj: “Ne presim ulje të informalitetit duke përmirësuar dy aspekte kryesore, raportimin e më shumë transaksioneve me para në dorë dhe uljen transaksioneve të fshehura pa para në dorë. Me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal do të reduktohet informaliteti në ekonominë shqiptare.”

Sistemi i fiskalizimit pritet  të jetë gati për testim brenda muajit gusht. Ndërkohë projekti pilot me disa biznese do të nis në muajin tetor duke u intensifikuar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor me qëllim që regjimi i ri i kasave të nis pa problem në janar 2020.

 

Zjarr Tv Ad