Blerja e re e Liverpulit bënë të harroet Mane, shënon katër gola në 45 minuta

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Largimi i Sadio Mane nga Liverpool tek Bayern Mynih gjatë merkatos së verës dukej se do ta dobësonte ndjeshëm sulmin e Jurgen Klopp.

Aq më tepër që gjetja e një zëvendësuesi do të ishte edhe me e vështirë. Afrimi i Darwin Nunez nga Benfika duke paguar një shume goxha të majme i zhgënjeu tifozët në “Anfield”.Por duket se Nunez do ti justifikoj paratë e paguara për të madje ka filluar ti bëjë tifozët të harrojnë Manenë dhe të kenë një idhull të ri.

Gjatë një takimi miqësor që Liverpool fitoi përballë Leipzig 0-5 Nunez ishte protagonist absolut duke shënuar plotë katër gola në 45 minuta. Trajneri Klopp e hodhi në fushë në minutën e 46 dhe ju deshën vetëm dy minuta për të shndërruar në gol një 11-metërsh.

Më pas Nunez shënoi edhe tre here të tjera duke kënaqur tifozët dhe trajnerin gjerman që shpreson që uruguaiani të vazhdojë të shënoj me këto ritme edhe në të ardhmen.

Zjarr Tv Ad