Blinken dhe Kim në Tiranë, Flutura Açka: Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar, me miq mund ta pastrojmë!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Flutura Açka, ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin mbërriti edhe ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, njëkohësisht edhe Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Açka shkruan se Shqipëria, sipas saj për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, e që deformoi demokracinë shqiptare.

Ajo thekson “me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë”, edhe pse vetë nuk mundëm.

Reagimi i plotë:

U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit.

Zjarr Tv Ad