Bllokimi i biznesit/ Deputeti Agron Shehaj: Gjykata vendosi në favor të Edi Ramës! Nuk u paraqit asnjë provë, do e ndjekim çështjen në Strasburg

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim lidhur me sekuestrimin e pallatit që kishte shtesë pa leje ku ushtronte aktivitetin e tij edhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj.

Në një postim në Facebook, Shehaj thotë se gjykata vendosi në favor të Edi Ramës, ku policia e fitoi betejën pa paraqiotur asnjë provë, urdhër apo akt përpara gjykatës.

Shehaj thotë se do ta vazhdojë etejën e tij edhe në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Postimi i Agron Shehajt:

Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë.

Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi.

Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi.

Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet.  Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!

Ishte deputeti demokrat i cili një javë më parë denoncoi në Parlament se Policia kishte vënë nën sekuestro biznesin e tij dhe nuk lejonte vijimin e aktivitetit.

Kryeministri Rama sqaroi se pallati ku kishte biznesin Agron Shehaj, kishte një sipërfaqe pa leje, ndaj ishte vendosur i gjithi nën sekuestro.

Zjarr Tv Ad