Boçi: Akuzat që ngriti Policia ndaj Henri Çilit janë vepra që kryeministri i bën çdo ditë

0
147

Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar për arrestimin e botuesit, analistit dhe pedagogut Henri Çili për të cilin thotë se akuzat që ju ngritën sot Rama i bën vetë çdo ditë. Boçi thotë se Rama po instalon një diktaturë dhe drejtësia e re është fabul për të vijuar instalimin pasi kryeministri shqiptar nuk arrestohet por vetëm arreston. Po ashtu ish- deputeti  i PD ironizon me Policinë për të cilin thotë se grupi me të cilin u kap dhe Henri  Çili u prezantua sikur do rrëmbente pushtetin, dhe duke folur bërë një deklaratë si poezi.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

DIKTATURA KA MBËRRITUR TEK PORTA
Arrestimi i botuesit Henri Çili, si pjesë e një grupi të madh që me fjalët e dalë nga goja e policisë dukej sikur ishte përgatitur të rrëmbente pushtetin, ka lënë pa fjalë jo pak njerëz.
Me Henrin ndaj njohje dhe përplasje të forta për Ligjin e Arsimit të lartë të Ramës.

Në të gjithë këtë histori mbarsje mali në fund një mi do pillet, por deri sa të dalë miu mbarsja do jetë gjigande, ndërsa qëllimet shumëfish të poshtra.
Pa vënë dorën në zjarr, por pa i besuar, akuzat që ngriti policia ndaj Çilit, janë as më shumë e as më pak vepra penale që Kryeministri vetë i bën çdo ditë.
Ai ndikon paligjshmërisht, për punësime kriminelësh madje në pika kyçe.
Ai i ka vendosur siç është provuar kriminelë deputetë dhe kryetarë bashkish.
Ka ndërmjetësuar për lehtësim gjobash.
Ka ushtruar e ushtron trafik influencash në cdo cep e skutë të vendit.
Shkarkon live e emëron live.

Ka vendosur vetë marrësit e konçesioneve grabitqare.
Publikisht shprehet pro atyre që janë kapur në përgjime për krim zgjedhor.
Ka futur duart në zgjedhje e procese zgjedhore.
Ka mashtruar publikisht njerëzit e vazhdon të mashtrojë
Etj…etj…
Lëre pastaj se çbëjnë sejmenët e tij kudo.
Dhe pyetja më e thjeshtë e njerëzve është:Po Rama pse nuk arrestohet, por arreston?!
Përgjigja është e thjeshtë.
Regjimi është vendosur.
Diktatura është tek porta.
Ndërsa drejtësia e re është fabula e gjetur kinse për të vazhduar instalimin.
Poezia me figura letrare që recitoi sot policia, janë pjesa “e bukur” e propagandës për shtet që nuk ekziston, por që sundon.
Më shumë se i akuzuar Çili është përzgjedhur thjesht si kampion testues në opinion.
Diktaturat kështu vazhdojnë…
Njerëz mos keni iluzione!