Boçi: Lumi Shkumbin, mes plehrave të inceneratorit korruptiv dhe inerteve zaptuese!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inceneratorët si një mal korrupsioni, i bëjnë hije lumit Shkumbin të mposhtur nga mbetjet inete si në pamjet e mëposhtme, sjellë nga deputeti demokrat Luçiano Boçi sot. Në një shënim në Fb, Boçi vë alarmin për masakrën mjedisore në Elbasan që nuk ka të sosur.

“Lumi Shkumbin, në pjesën e tij në afërsi të Shirgjanit, – tregon deputeti i PD, –  në një anë ka malin e plehrave të inceneratorit korruptiv, ku përzihen gjithfarë mbetjesh, pa asnjë ndarje në burim dhe selektim dhe mbi të gjitha “i pagëzuar” përsipër me hiret kancerogjene të vetë inceneratorit – kurse nga ana tjetër, kërcënohet haptazi nga mbetjet inerte që hidhen aty pa asnjë ndalim e kufizim dhe po ngushtojnë shtratin e tij e po kufizojnë tokën bujqësore. Në këtë anë ndodh dhe “incenerimi” natyral i mbetjeve plastike të operatorëve ndërtuesë.

Alarmi vjen nga banorët e zonës, të cilët janë të shqetësuar për pasurinë ujore dhe atë tokësore, e cila po gërryhet çdo ditë e më shumë dhe askush nga pushtetet nuk e vë ujin në zjarr për këtë situatë.

Pamjet janë apokaliptike dhe rrëzojnë çdo propagandë, duke nxjerrë në pah miliardat e grabitura “në mes të plehrave” nga Rama dhe koncesionet e tij” thekson Luçiano Boçi.

Zjarr Tv Ad