Boçi: Protesta në shumë forma kundër regjimit! Të gjithë e dimë me kë flet Rama dhe si fshihet tek ndërkombëtarët

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se protestat janë arma kryesore për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

Ndër të tjera nënkryetari i PD-së tha se të gjithë e dinë se çfarë interesat dhe me kë flet Rama ndërsa shtoi se ai fshihet tek ndërkombëtarët.

“Do funksionojë. Protesta është arma kryesore e jona, kjo është pjesa e qytetarisë, kjo është komunikimi me publikun, protesta në shumë forma. Funksionon. Situata po nxehet.

Duam dhe kërkojmë me ngulm që me qytetarët të përmbysim situatën, të rikthejmë demokracinë që ka rënë. Kjo është betejë finale e çdo qytetari.

Krimi është i lidhur me politikën. E dimë me kë flet Rama e çfarë interesash shpërndan, e dimë si fshihet tek ndërkombëtarët. Realiteti, do griset perdja e propagandës, sepse ka dalë çdo gjë.”-tha Boçi.

Zjarr Tv Ad