“Mos bëj zhurmuesin”, Lapaj përplaset me Këlliçin: Keni frikë nga gara

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti Adriatik Lapaj, është përplasur me deputetin e PD-së Belind Këlliçi, për hapjen e garës brenda kësaj force politike.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj tha se një opozitë nuk duhet të ketë frikë nga hapja e garës, deklaratë e cila u kundërshtua nga Këlliçi.

Ky i fundit i kërkoi ta diskutonin këtë temë, ndërsa Lapaj i kërkoi që të mos bënte zhurmuesin.

Pjesë nga debati:

Adriatik Lapaj: Duhet hapja e garës, nuk duhet kurrë që një opozitë të ketë frikë nga hapja e garës. Në momentin që një opozitë ka frikë nga gara.

Belind Këlliçi: Ku e sheh frikën?

Adriatik Lapaj: Më lërë ta mbaroj

Belind Këlliçi: Ma thuaj këtu, më ke në studio.

Adriatik Lapaj: Duhet të jetë ha[ja e garës në çdo nivel. Hapja e garës bëhet përmes ligjit elektoral. Duhet që vota të ketë barazi, si në Kukës, si në Sarandm e si në Tiranë.

Belind Këlliçi:Temë diskutimi për reformën zgjedhore

Adriatik Lapaj: Më lërë ta mbaroj, këta e kanë mbajtur peng, s’kam qenë unë deputet. Duhet të hapet gara.

Adriatik Lapaj: Ti në opozitë më bën zhurmuesin, imagjino të jesh në pushtet.

Belind Këlliçi: Zhurmuesin po e bën ti se unë po rri i qetë. Janë të gjitha të pavërteta

Adriatik Lapaj: Jo pra jo

Belind Këlliçi: Po del që fajin e ka opozita, hajde ta diskutojmë

Adriatik Lapaj: Më lërë të mbaroj s’kemi ça diskutojmë./EURONEWS.AL

Zjarr Tv Ad