Boçi-Ramës: Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë e prezantoi Berisha në Prizren në ‘100-vjetorin e Pavarësisë’

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar përmes një statusi në rrjete sociale kryeministrin Edi Rama i cili tha sot se Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë është një sfidë që u realizua në kohë.

Boçi i kujton Ramës se kjo histori nuk ka filluar me të, ndërsa i tregon se Berisha në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, prezantoi në Prizren këtë nismë. Berisha asokohe e quajti ‘Abetaren e Përbashkët’ si kurorën e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Statusi i Luçiano Boçit
Një kujtesë e detyruar për Edi Ramën që kujton se historia fillon me të‼️ Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Prizrenit, Shqipëria dhe Kosova prezantuan “Abetaren e Përbashkët”!

Kryeministri Berisha e cilësoi librin e përbashkët gjatë prezantimit si kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë! Ju ftoj ta ndiqni dhe ta shpërndani këtë kujtesë të detyrueshme për Edi Ramën që sot flet sikur historia nisi dhe do të përfundojë me atë!

Zjarr Tv Ad