Boçi shfaq fotot nga Zavalina: Pyjet po i shfarosin më shumë se zjarret, hajdutët e pushtetit!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi, ka denoncuar me foto se si po shfarosen pyjet nga ata që i cilëson si “hajdutët e pushtetit”. Në krah të këtyre fotove, Boçi shkruan:

“Është verë,vapë, por grabitja e pyjeve nuk njeh as verë dhe as erë, si leku vetë. Ajo është fitimprurëse dhe vazhdon të behet në mes të ditës, pa turp dhe stepje, sepse e bën pushteti nën mbrojtjen e pushtetit. Pyjet, po i shfarosin më shumë se zjarret e verës, hajdutët e pushtetit. Pamjet vijnë nga Zavalina e largët, ku prej kohësh grabitja e pyjeve është ngritur në sistem. Shpopullim dhe shpyllëzimi masiv i këtyre zonave vazhdon në ritmet e vapës funebre!” nënvizon Boçi.

Burimi: Postim i deputetit te faqja e tij zyrtare.

Zjarr Tv Ad